Dështimi i negociatave/ Berisha i rikujton Ramës një dosje të famshme

Ish kryeministri Sali Berisha vijon me pyetjet, që sipas tij shqiptarët duhet ti bëjnë qeverisë pas dështimit të radhës për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Duke iu rikthyer edhe një herë dosjes së famshme “339”, e publikuar fillimisht nga gazeta gjermane “Bild” dhe ky shfaqen eksponentë të lartë të PS, Policisë së Shtetit dhe krimit të organizuar përfshihen në shit-blerjen e votës.

“Miq, për te kuptuar bllokimin e negociatave me Shqipërinë ju ftoj të shtroni pyetjen: A ekziston në BE apo Europë një shembull, një rast si ky?”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe një fotomontazh për ilustruar postimin e tij.