Dështoi tre herë si sinoptikane, Voltana Ademi “i çmend” të gjithë me vendimin e saj

E parashikuar per te dielen e 2 Qershorit, çelja e sezonit turistik ne plazhin e Velipojes nuk ndodhi ashtu sjc u lajmerua. Megjithese kushtet atmosferike ishin me shume se te pershtatshme, Voltana Ademit dhe stafit te saj nuk i doli kohe per kete.

E natyrisht qe perpara puneve per te cilat eshte votuar, Ademi kishte detyrime te tjera politike, pasi duhej te bente gati stafin per proteste. Pak shqetesim perben per te plazhi, masat e marra dhe parate e grumbulluara ne fund te sezonit, qe shkojne per buxhetin bashkiak.

Kete here interesi eshte shume me i ulet pasi ajo ka edhe pak jave pushtet dhe me pas duhet te dorezoje detyren, prandaj edhe nese te ardhurat jane minimale, per te nuk ka asnje merak. Tashme me 3 deshtimet radhazi, sezonin turistik ka vendosur ta çele ne nje afat te ri, te katert tashme, sic eshte data 16 qershor. Por edhe atehere ajo dhe administrata e saj nuk jane gati.

Kete vere pushuesit do ta gjejne me me pak sherbime dhe mes kaosit Velipojen. Shkodranews ka mesuar se edhe kontratat per rikonstruksionin e rrugeve dytesore per ne plazh sapo jane çelur dhe perfundimi i tyre pritet te jete as me shume dhe as me pak, por kur te perfundoje koha e plazhit.

Deshtimin e gjitheanshem Ademi po e jep me fakte dhe vepra konkrete, duke mos u kursyer te nxjerre çfare te mundet nga keto tendera, ku parate e shkodraneve fluturojne lume. Duke pritur 16 qershorin dhe vallen e radhes se Ademit, mbetet te shpresohet vetem qe Lulzim Basha te mos caktoje nje date tjeter proteste, se sezoni do te humbase serish rruges ndersa Voltana mbush autobuset me militante vetem e vetem qe te qendroje ne loje.