Dështojmë me negociatat?/ Dashamir Shehi: Ja çduhet të bëjë Rama me atletet e bardha

Nëse Shqipëria dështon  të marrë një PO për negociatat ditën e nesërme, ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në RTV Ora thotë se përgjegjës kryesor është kryeministri Rama.

‘Për Ramën lind dielli dhe lind gjithmonë te shtëpia e tij. Situatë më të rëndë Shqipëria e këtyre 30 vjetëve ti prehet shpresa p[othuajse definitive, ka një problem të madh nëse na përzënë dhe këtë radhë. Europa po përgatit një strategji të re për zgjerimin sipas modelit fgrancez, të thellojmë bashkëpunimin këto që jemi.Të bëjmë një Europë politike dhe pastaj të zgjerohemi, i bie që kjo punë të shkojë pas 10 vite, një histori shumë e gjatë dhe e trishtueshme për Shqipërinë. Është sinjal shumë i rëndë dhe i keq, pa një përmbysje të madhe nuk mund të ringrihet shpresa për Shqipërinë”

Si shqiptar i thjeshtë shpresoj që të dalë skenari gjerman, akoma. Kam një shpresë. Kjo është formula më e mirë për Shqipërinë, na e lë derën pak hapur dhe i vë 9 kushte kësaj qeverisje mizerabël që kemi ne. Me ato kushte mund të bëhemi çerek shteti dhe do ishte shans i madh për Shqipërinë. Por kam frikë se do të dominojë teza franceze, që këto të rrinë përjashta. Ky njeri do të bëjë sipas qejftit se nuk ka kush e kontrollon më, Ballkani Perëndimor të bie nën presionin e rusëve, turqve dhe kinezëve. Realiteti shqiptar ëdhtë i kërcënuar në radhë të parë nga influencat turke”, tha ai.