Detaje të fr.ikshme nga atentati në Laç/ Vr.asë.sit veshur si policë morën peng fëmijët e…

Në një shkrim të botuar në Balkanweb, gazetarja e njohur Klodjana Lala jep detaje nga ngjarje e rëndë që ndodhi në Laç këtë fundjavë.

Sipas Lalës ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të ma.skuar dhe të ar.mat.osur rë.ndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në pak sekonda e.kz.ekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika.

“Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë a.r.mët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre, në parkingun e hotelit. Teksa njëri prej tyre, ruante djemtë e Paulin Markut, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët, u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit.

Në vend, mbeti i vr.a.rë, Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt, ndërsa Gjergji u pl.agos r.ëndë. Ai humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plag.ëve.

E gjithë skena e kri.mit është fi.lmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të Ari Allamanit, i cili mbahet në burg për llogari të Italisë. Ndërsa, policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për atentatin që tro.nditi Laçin, në spitalin rajonal, mbërrin Kreshnik Tusha, për të cilin hetuesit dyshojnë se është një nga katër ekzekutorët”, detajon Lala.