Detaje të reja nga skandali/ 8 milionë lekë ryshfet pa llogaritur qindra ilaçet, nëna i v.diq për Krishtlindje, si u mashtrua e reja nga “infermierja”



Detaje te reja nga skandali i historise se dhimbshme qe u zbulua mbreme.



Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për sanitaren e spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishaj, e cila u prezantua si infermiere  dhe zhvati para nga vajza e një pacienteje të shtruar aty, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.



Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Prokuroria thotë se ka qenë shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi, kjo e fundit punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në kallëzimin e saj, sipas prokurorisë, vajza ka denoncuar se Tire Alldervishi “i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallezueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit”.

Nena e denoncueses humbi jeten me pak se nje muaj pas shtrimit ne kete spital, ne 25 dhjetor, diten e Krishtlindjes.

Shuma e paguar ne total nga kallezuesja sipas Prokurorise, eshte rreth 800.000 leke te reja, por kjo pa llogaritur ilacet qe ajo sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene “infermieres” me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

“Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”, thuhet ne njoftim.