Detaje të reja/ Si u gjet i va*rur në qeli, xhaxhai i studentes që e ekzekutoi i dashuri

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se Bujar Murati, 38-vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës në qeli.

38-vjeçari ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që e ekzekutoi i dashuri janarin e vitit 2018 në Tiranë.

Mësohet se 38-vjeçari vuante prej disa muajsh dëni*min në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Pe*nale Berat.

I riu nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij i va*rur me litar dhe pas ndërhyrjes u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Beratit. 38- vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje ko*me dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, drejtues të Burgut të Beratit nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen, duke e mbajtur atë të fshehtë. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun drejt këtij veprimi fatal. Gjithashtu, nuk dihet as dinamika e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

38-vjeçari Bujar Murati rezulton se është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i ish-i dashuri i saj pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, rreth 1 vit më parë. Studentja u ekzekutua nga Aldison Belulaj më 23 janar të vitit të kaluar, i cili më pas qëlloi dhe veten me armë.

I riu nga Fieri kishte shfaqur probleme mendore dhe i kërkonte studentes medoemos lidhje. Refuzimi i Arielës çoi në vrasjen e saj në zonën pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.