Detajet e para/ Benzi p.ërplas keq turistin e huaj, dërgohet urgjentisht në spital, teksa…

A.ksident i rëndë i regjistruar pak minuta më parë në Librazhd.

Një benz ka pë.rplasur keq një turist ukrainas.

Paraprakisht bëhet me dije se turisti ukrainas kishte parkuar motorin buzë rrugës për të pushuar disa çaste, por një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit të Xibrakës. Turisti ukrainas është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin shqiptar.