Detajet e reja/ Gruaja në timon, festuan ditëlindjen e…si ndodhi aksidenti ku humbi jetën oficeri shqiptar

Zyrtari i lartë i policisë shqiptare iku nga kjo botë dje në një ditë të shënuar.

Me të jeta i pre në mes edhe bashkëshortes së tij rumune.

Ditën e mërkurë, si pasojë e një aksidenti automobilistik, humbi jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Sot kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik, ku makina e zyrtarit shqiptar u përplas nga një kamion. Makina ku udhëtonte Dervina drejtohej nga bashkëshortja e tij, e cila pikërisht dje kishte festuar dhe ditëlindjen.

Çifti po kthehej nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht dhe disa kolegë në një fshat turistik, dhe përveç tyre ishte dhe tre mjete të tjera diplomatike, të cilat fatmirësisht nuk u përfshinë në aksident.