DETAJET/ Këngëtarja shqiptare mashtron doganën me makinë 200 mijë euro, përfundon në prokurori

Duket se telashet për këngëtaren e njohur shqiptare nuk kanë fund. E njohur për makinat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta , por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë “flotën” e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një mashtrim.


Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e showbizt shqiptar, i ka rënë në sy Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.


Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.