Detajet tro.nditëse/ Si dështuan totalisht policia dhe prokuroria e Shkodrës në ma.kabritetin e Malësisë së Madhe



A dështuan policia dhe prokuroria e Shkodres në zh.dukjen e 3 të rinjve në Malësi të Madhe, ngjarja që prodhoi 2 vi.ktima dhe ende një person rezulton i zhd.ukur?! Këtë pyetje e ngritën të gjithë ata që panë veprimet në terren për 5 ditë të organeve ligjzbatuese, ato të cilat duhet të ishin të parat që të punonin dhe shpejtonin për zbardhjen e saj. Edhe vetë ngjarja e rëndë u tentua të mbahej e fshehtë dhe vetëm një status i gazetarit investigativ Artan Hoxha, çoi në këmbë shtetin dhe i dha zë ngjarjes që kishte orë të tëra që kishte ndodhur. Të parët që akuzuan policinë se nuk po bënte aq sa duhet ishin vetë familjet e të zhdukurve, të cilat apeluan me fo.rcë që të angazhoheshin më shumë struktura dhe mjete të specializuara për kërkimin. Në terren u pa veprimi i dobët, apo “fr.ika” që kishin efektivët për të ushtruar kontrolle, pa thënë më parë fjalën e tyre shefat e mëdhenj, ato që nga zyrat hartojnë dhe veprojnë planet operacionale dhe i japin dritën jeshile cdo aksioni. Munguan qentë e kërkimit dhe mjete të tjera të specializuara, por i vetmi instrument që u përdor përciptazi ishte një dron, kjo e konfirmuar në komunikatën e saj, edhe nga policia, përtej faktit se ai më parë u ul se u ngjit dhe nuk dha rezultate. Megjithatë kërkimet dhe gjetja e trupave, nuk ishte meritë e asnjërit prej këtyre elementëve, por e vetë shtetasit Rrok Pepaj (i a.rrestuar tashmë nga policia) që më në fund vendosi të bashkëpunojë dhe t’i drejtojë në vendin ku ndodheshin parcelat e kultivuara forcat policore, ato të cilat nuk do të duhej të prisnin askend për ti zbuluar, por ta benin vetë siç ju a ngarkon ligji dhe detyra për të cilën paguhen. Aty u gjeten edhe trupat, të ek.zekutuar në mënyrë ma.kabre me a.rmë zja.rri dhe drejt kom.pozimit, por jo ar.ma e kr.imit e përdorur nga autori, i cili me gjasa ka arritur të ikë jashtë kufirit shqiptar për ti shpëtuar drejtësisë. Kjo ngjarje dhe ky operacion policor është dështimi i radhës i strukturave të policisë dhe prokurorisë, të cilat i kanë lënë dorë të liri krimit dhe bëjnë sehir ndërsa situata sa vjen dhe rëndohet. Parcelat me kanabis që kanë lulëzuar në qarkun Shkoder do të duhej të hanin kokën e drejtuesve të lartë të policisë, por sërish ata bëjnë sehir në ngrohjen e kolltuqeve të zyrave, pa ju hyrë gjëmbë në këmbë, sepse mbrojtjen e kanë nga lart.