Dha shpirt në krye të detyrës, dalin detajet: Ja si Gjergj Xhuvani vd.iq në xhirime

Deri në momentin e fundit, ai ishte duke xhiruar. Regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani punoi i përkushtuar deri në momentet e fundit të jetës së tij. Qendra Kombëtare e Kinematografisë thotë se ai u nda nga jeta sot (14 gusht) në Romë, teksa ishte duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Liqeni im”.

Sipas mjekëve, regjisori i njohur ka pësuar një atak kardiak në një spital të Romës ku u dërgua pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë shqiptare, Xhuvani u shqua që në veprat e tij të para kinematografike, duke realizuar deri në moshën 55-vjeçare, 4 filma të shkurter, 6 filma artistikë, dokumentarë, serialë televiziv. Mban autorësinë e 2 novelave dhe artikujve të tjerë. I pazëvendësueshëm do të jetë edhe kontributi i tij në shumë breza kineastësh, si pedagog në Universitetin e Arteve.