“Dhëndri i divorcuar”, plas “sherri” në shtëpinë e motrave Greta dhe Eni Koçit, prindërit nuk duan që …

Nuk e ka pritur aspak mirë familja Koci, lidhjen e bërë tashmë publike të vajzës së tyre të vogël Eni Koçi me Genc Prelvukaj. Sikurse shkruan Panorama Plus se prindërit e Enit nuk e pranojnë dhëndrin për shkak të së shkuarës së tij, përpos faktit që është 15 vjet më i madh. Ai ka pasur më parë një martesë e cila tashmë ka përfunduar dhe ka edhe një djalë të quajtur Gjin nën kujdestarinë e këngëtarit.

‘Marrëdhënia mes tyre momentalisht është në krizë” ishte përgjigja e Greta Kocit për fansat në Instagram teksa u pyet sesi e ka marrëdhënien me kuatin. Por këtë e ka mohuar në një program televiziv së fundmi kur tha se  familja e saj shkon shumë mirë dhe ka një marrëdhënie të mrekullueshme me dhëndrin nga Kosova.