“Dhëndri më ngacmoi ditën e dasmës, nusja pa gjithçka”



Nuk eshte hera e pare qe kengetare qe kendojne ne dasma te perballen me situata te papritura aty.



Një nga këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Romina Aliaj, ishte e ftuar në emisionin “Ora Verore”, Rtv Ora, ku ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për të hequr muzikën pas orës 20.00 dhe eksperiencat e saj nëpër dasma.



Këngëtarja e muzikës popullore ka folur edhe për jetën personale, ku ka rrëfyer se është single, por gazetari e ka pyetur nëse e ngacmojnë kur këndon nëpër dasma.

Romina ka ndarë një histori, të cilën e ka konsideruar si “tmerr”, pasi ka qenë dhëndri ai që e ka ngacuar.

“Më ka ndodhur me dhëndrin, është një tmerr! Më ndodhi që më shikonte dhëndri ditën e dasmës, nuk m’i ndante sytë dhe u ndjeva shumë keq, nusja e pa të gjithë situatën. Mundohesha të ktheja kurrizin, të këndoja nga nusja dhe njerëzit, situatë e sikletshme”- U shpreh Aliaj.