Dhjetë orë në Polici, çfarë po ndodh me Kejvina Kthellën? Asaj do i kërkohet …

Kejvina Kthella u mor 10 ore ne pyetje mbremjen e te martes nga policia, pasi rezultoi te ishte mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja.

Ajo është një nga vajzat mjaft të njohura të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

Deri tani, ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar modelja para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi burimet janë shumë të rezervuara në këtë drejtim. Megjithatë, burimet thanë se në rast se do të jetë e nevojshme, asaj do t’i kërkohet sërish që të paraqitet në Polici, nëse do të vlerësohet se mund të ketë dobi për hetimet. Përveç saj, Policia ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë, të afërm e miq të Rrajës, për të zbuluar lëvizjet e tij.