Dikur i fejuar me aktoren e njohur, sot i dashuri i Arbana Osmanit, ja si dukej Eduart Grishaj para se të lidhej me vajzat e shoubizit

Eduart Grishaj, që prej lidhjes me Arbana Osmanin, është bërë tashmë njëri ndër personazhet më të përfolur në median rozë.

Grishaj, partneri i Arbana Osmanit disa vite më parë ka qënë i dashuri i moderatores së njohur dhe aktores së humorit, Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më parë.

Nga disa foto të vjetra zbuluam se si ka qenë regjisori para se t’i rrëmbente zemrën vajzave të showbiz-it.

Me dorën në bel, me bluzë me shkëlqim dhe pantallona serioze, Eduart Grishaj mbështetur në oxhakun e restorantit shfaqet me flokë pak më të gjatë dhe me disa kilogramë më shumë.

Megjithatë përveç kësaj fotoje mund të njiheni dhe me Eduartin në adoleshencën e tij. Me syze të zeza, xhaketë të zeza dhe kollare, në një sirtar pijesh, Grishaj nuk i qenka ndarë veshjeve serioze në vegjëli.


Regjisori Grishaj, partneri i Arbana Osmanit disa vite më parë ka qenë i fejuari i moderatores së njohur dhe aktores së humorit, Rudina Dembacaj.

Eduardi dikur ishte i fejuari i moderatores dhe njëkohësisht aktores së humorit Rudina Dembecaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më parë.

Tashmë prej kohësh Arbana Osmani dhe regjisori gëzojnë një histori të zjarrtë dashurie që nuk ngurojnë ta shfaqin hapur në publik.