“Dikush po të pret, bindju…”Mund të ndodhte një ngjarje e rëndë, policia jep detajet, ja me çfarë u përballën natën

Për të parandaluar aksidentet dhe për të marrë masa ndaj shoferëve të papërgjegjshëm që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, e rrezikojne veten dhe te tjeret policia rrugore ka qenë e pranishme me patrulla në këtë segment rrugor.

Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h.

Këtyre personave u është hequr pantenta.

“Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti tju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni ate.”