Dilni shpejt në ballkone! Pamje fantastike të Hënës blu, ja si duket në Tiranë



Kete mbremje nuk duhet ta humbisni pamjen e Henes.



Sot në qiellin e Tiranës është parë Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur ndryshe si Hëna blu.



Hëna Blu është fenomeni astrologjik që ndodh kur kemi hënë të plotë dy herë në të njëjtin muaj.

Fenomeni i hënës blu ndodh mesatarisht çdo 2.5 vjet.

Kjo ndodh për shkak të ciklit Metoni, një periudhë prej 19 vjetësh ose 235 muajsh hënor, pas së cilës hëna e re dhe e plotë riformohen me të njëjtat data të vitit që  krijojnë fenomenin.