Dinakëria e Voltanës/ I jep tendera firmave anonime nga Tirana për të lobuar tek Basha për një tjetër mandat

Mund të quhet në kufinjtë e një skandali ajo që Voltana Ademi po bën në muajt e fundit të mandatit të saj si kryetare e bashkisë Shkoder. Për të rritur lobimin në favorin e saj, por edhe për të fshehur gjurmë, ashtu sic është përfolur prej kohësh, tashmë po merr formë zyrtare dhe tenderat për investimet publike në qytetin e Shkodres, po ju besohen firmave anonime nga Tirana e qytete te tjera te vendit që nuk e njohin realitetin në metropolin verior. Pas një hulumtimi të bërë për muajin mars të këtij viti, redaksia e shkodraneës ka mësuar disa nga këto tendera që u janë besuar të ‘famshmeve’ firma mysafire, që Shkodrën e kane burim ekonomik, ndërsa vijnë nën kontraktimin e vëzhgueseve të punimeve. Keto janë vetëm disa nga rrugët që i janë besuar këtyre firmave:

“Mbikqyrje e punimeve per objektin: Sistemim – Asfaltim i rrugës përmes fshatit Ganjolle” , NOVATECH STUDIO”sh.p.k me administrator z.Emil NovaNUIS L 01717030 C. Adresa:Tirane,Njesia Bashkiake nr 8, rruga Shenasi Dishnica. Kësaj firme i besohen jo pak por plot 80 milion lekë të vjetra.

“Mbikqyrje e punimeve per objektin: Sistemim – Asfaltim i rrugës Bërdicë e Sipërme”, ARENA MK”sh.p.k me administrator z.Endrit MyrtajNUIS L 67619801 Q.Adresa: Qender – MALLAKASTER DUKAS Rruga Nacionale Ballsh-Fier. Kjo firme ka plot 121 mijë lekë të reja.

“Mbikqyrje e punimeve për objektin:“Mbikqyrje e punimeve per objektin: Rikonstruksion Rruga Udhakryq”, ”DRICONS”sh.p.k me administrator z.Vladimir Topi NUIS L 52013020 H . Adresa: Njesia Bashkiake Nr.7, Rruga Muhamet Gjollesha-Tirane. Oferta per kete firme shkon ne 271 mije e 576 leke.
“Mbikqyrje e punimeve per objektin: Rikonstruksion Rruga “Zef Kakarriqi”,”Taulant”sh.p.k me administrator zj.Ditika Qatipi NUIS K 61617040 L.Adresa: Njësia Bashkiake nr.5, Rruga “Gjik Kuqali”-Tirane me oferte 117 mije e 843 leke.

“Mbikqyrje e punimeve per objektin: Rikualifikim Urban Blloqe banimi “Qemal Draçini” (Pallati i Pyjores)”,”GB Civil Engineering”sh.p.k me administrator z. Gazmir Bizhga NUIS L 51825011 V. Adresa: Njesia Bashkiake nr.7, Rruga e Kavajes, Ish Parku, prane “Tregut 100 Vitrinat”-Tirane me oferte prej 164 108 leke pa tvsh.

Pas gjithë kësaj me të drejtë mund të lindin shumë pyetje nga pas. Çfarë e lidh Voltana Ademi me këto firma dhe cilat interesa fshihen pas tyre? Mbi cfarë kriteresh janë bërë vlerësimet dhe sa të besueshme janë ato në fushën e kontraktimit të bërë? A po i përdor Ademi për lobim tek partia demokratike, meqënese një pjesë e tyre janë të njohura për afërsinë me këtë forcë politike?

Sa filtra kanë kaluar këto firma përpara se të vinin tek Ademi dhe si i mësuan ato të gjitha proçedurat për cdo tender të bashkisë Shkoder, përpara edhe shumë firmave që operojnë në këtë qytet? Natyrisht që janë pyetje që vështirë të marrin përgjigje, si shumë të tjera që Ademi në këto 4 vite i ka anashkaluar, duke ju fshehur të vërtetës dhe transparencës, edhe pse ajo nuk vonon të dalë do apo nuk do qytetarja e parë e Shkodres. Një hetim më i thelluar mund të nxjerrë të tjerë skandale dhe kjo nuk përbën aspak cudi!/ShkodraNews