Disa ditë pasi doli nga spitali, se u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit, Aldo Teqja bën surprizën e madhe

Prej ditësh mungesë, surprizon kolegët e Partizanit teksa stërviteshin për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Flamurtarit të vlefshme për javën e 12-të.

Në ambientet e fushës, është shfaqur edhe portieri Aldo Teqja, i cili pak kohë më parë pësoi një aksident, duke u rrëzuar nga kati i gjatë i pallatit ku ai jeton.

24-vjeçari ka ndjekur nga afër shokët e tij të ekipit në stërvitje, me të cilët pritet të bashkohet shumë shpejt në ditën e ardhshme.

Duket se rikuperimi i lojtarit po shkon në mënyrën e duhur, dhe në vijim do ta shohim përsëri me pjesën tjetër të ekipit.