Dita e të dashuruarve e gjen vetëm, por surprizon me dedikimin e veçantë për reperin e njohur (FOTO)

Shën Valentini e ka gjetur larg njeriut të zemrës, Keisin bashkëshorten e reperit të njohur Stresi, por ajo i ka bërë një dedikim plot dashuri prej së largu. Ajo jeton në Kanada dhe në profilin e saj në “Instagram” ajo shfaqet duke u puthur me Stresin dhe i bën një dedikim mjaft romantik.

Keisi tregon se distanca është ajo që të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë, tashmë që Stresi ndodhet në burg. “Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme t’festojmë sot sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë! Siç thotë Shpresa Lushaj, sot dashuria asht në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjelltas. Të Dua!”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton.