Ditë e trishtë, ndërron jetë në spital legjenda e muzikës



Legjenda e Maytals, Toots Hibbert, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeç. Hibbert ka ndërruar jetë sot në Spitalin Universitar të Indive Perëndimore në Kingston, Xhamajka, i rrethuar nga familja e tij.



Në Twitter një anëtar i bandës së tij shkruan: Na është thyer zemra me këtë lajm, Hibbert ndërroi jetë paqësisht sonte, i rrethuar nga familja e tij në Spitalin Universitar të Indive Perëndimore në Kingston, Xhamajka. Familja dhe ekipi i tij do të donin të falënderonin ekipet mjekësore dhe profesionistët për kujdesin dhe zellin e tyre, dhe të kërkojnë që të respektoni privatësinë e tyre gjatë kohës së vështirë”.



Toots and the Maytals, të quajtur fillimisht The Maytals, ishin një grup muzikor xhamajkan dhe një nga grupet më të njohura vokale. Maytals u formuan në fillim të viteve 1960 dhe ishin figura kryesore në muzikës regga. Vokalisti Toots Hibbert është krahasuar me Otis Redding dhe e bëri atë të quhej një nga 100 këngëtarët më të mëdhenj nga Rolling Stone.