Diva e muzikës shqiptare rrëfehet: Më thanë dy vjet jetë ke si këngëtare, unë…

Aurela Gaçe është këngëtarja shumë e dashur per publikun shqiptar dhe zeri i saj te le te impresionuar. Por nuk paska qenë e lehtë për të të ruajë zërin e mrekullueshëm.

Në show-n “Këndo këngën time”, në “Vizion Plus”, në një rrëfim mbi karrierën e gjatë artistike, këngëtarja ka treguar se gjatë kohës që ishte në Amerikë ka pasur një problem vokal, për shkak se punonte shumë.

“Atëherë gjatë kohës kur jetonte në Amerikë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punojë shumë por kam mësuar teknika të rejë, sesi ta pushojë zërin, si të punojë me zërin, si ta ruajë atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush që di teknikat dhe të rrëzon…”-u shpreh Aurela.

Shpresat për rikuperim filluan kur këngëtarja takoi një nga mjeket më të mira të SHBA, e cila i kërkoi të ndiqte udhëzimet e saj, në të kundërt do kishte vetëm 2 vite jetë si këngëtare.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Ëen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadëay… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë” -tha këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“… I thërrita vetes, pasi aty kam patur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova! Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është barazi me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…”- ka rrëfyer Aurela.