Divorci pas 3 vitesh martesë, Rudina Dembacaj bën deklaratën b.o.mbë pas heshtjes së gjatë

Edhe pse ka disa kohë që në të gjitha mediat online po qarkullon lajmi se aktorja e njohur Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një vajzë, ajo nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme.

Këtë ka bërë sërish tek emisioni “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Akorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë më i mirë e dua, sa s’është më s’e dua”, duke iu referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin.