Djali dashurohet pas Gjyste Vulajt, nuk e dinte që ishte…

Qysh në nisje të karrierës së saj, Gjyste Vulaj u bë një këngëtare e dashur për të gjithë shqiptarët.

Në intervistën për “Why Not” në TV Ora, ajo zbuloi se si mësoi i biri identitetin e Gjyste Vulaj.

“Motrat kanë vënë në Youtube këngët e mia të përparme dhe e kanë pyetur: Besi, kush është kjo? Se di thoshte ai dhe i tregonin Gjyste Vulaj. Kur e pyesnin a don të ta vendosim Gjyste Vulajn, po thoshte. I them, po Gjyste Vulaj është nëna jote. Dhe tani, një ditë i them, a është më e bukur Gjyste Vulaj apo mami?”, rrëfeu këngëtarja.

Ndryshe nga rastet kur fëmijët zgjedhin mamin, djali i saj preferoi të thoshte emrin e plotë për më të bukurën: Gjyste Vulaj.