Djali i ish-ministrit, kush është i ndaluari në Itali bashkë me Valdrin Pjetrin

Kryeministri Edi Rama “shiti” hapur kryetarin e bashkise Shkoder, Valdrin Pjetri.

Ditën e sotme sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi publikoi disa dokumenta mbi ndalimin e Valtrin Pjetrit në Itali.

Në këto dokumenta shfaqet dhe emri i Altin Dodës, i cili thuhet se është arrestuar së bashku me Valdrin Pjetrin më 27 janar 2003.

Bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë, njëherazi është dhe djali i ish ministrit të Industrisë dhe Energjetikës Viktor Dodës.

Sipas burimeve Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.