Djali i policit nga Burreli që u v.ra në Gjermani, kishte emigruar për shkak se fshihte…

Keidi Pasha, 20 vjeçari me origjinë nga Burreli, është q ëlluar për v dekje mbrëmjen e 13 gushtit në Wenden, një qytet mes Hanoverit dhe Volvsburgut. Ai ishte bashkë me një kushëri të tij.

Nga p lumbat Pasha ndërroi jetë në spital, kurse i afërmi i tij mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Keidi Pasha mësohet se është djali i punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha.

Ai ka e migruar në Gjermani prej disa vitesh, ku kishte nisur dhe të shkollohej për të marrë një profesion.

20- vjeçari në Shqipëri rezulton person me p recedentë, pasi në vitin 2014 është a rrestuar për a rmëmbajtje pa leje.

Në atë kohë vetëm 15 vjeç, Keidi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 3 vite 6 muaj b urg. A rrestimi i tij u krye në Burrel, pas njoftimit të marrë nga Policia se një grup të rinjsh po kryente q itje me a rmë.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit nga Pasha me kërkesën se në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur.

Në nëntor 2011, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi vendimin, por urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë për një periudhë prej 2 vitesh.