Djali i Remzi Hoxhës nxjerr emrin: Ai që dinte v.r.asjen e babait tim nuk jeton më. Çfarë i thashë Saimir Tahirit

Si sot para 24 vitesh, humbi pa gjurme, per te mos u gjetur akoma edhe sot asnje copez e trupit te tij Remzi Hoxha, biznesmenit kosovar që u rr ë mbye në Tiranë në vitin 1995.

Familja e tij ende është në kërkim të e s htrave të të ndjerit.

Djali i tij ka dhënë sot një deklaratë për mediat, ku ka shprehur zhgënjimin e thellë për qeverisjen e Edi Ramës, që sipas tij i kishte dhënë shpresë se do të gjente rr ëmbyesit e babait të tij, dhe në fakt i ka lënë në baltë.

Sipas tij e vetmja fije që mund të sillte zbardhjen e ngjarjers, Budjon Meçe sot ka v dekur, dhe nuk mund ti merret më dëshmia e tij.

“Kishim shpresë tek qeveria Rama, kur ishin në opozitë e ngritën zërin, na përdorën vetëm politikisht, askush nuk e përmend tani që janë në pushtet.

Kemi tentuar të takojmë edhe Ramën, por na ka adresuar te ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Kisha informacione që dëshmitari i vetëm Budjon Meçe ishte në Shqipëri. Tahiri më kërkoi të gjitha informacionet në lidhje me këtë dhe nuk u bë më asgjë.

Meçe nuk është më gjallë, humbëm një rast për të zbardhur të vërtetën. Kishim shpresë se do gjenim eshtrat e babait.

Tani situate është bërë më e vështirë për ne si familje. Edhe ky pushtet është e paintersuar për çështjen. Im atë humbi jetën për Shqipërinë, për kombin”, u shpreh djali i Remzi Hoxhës.