Djali kthehet nga shkolla dhe gjen nënën duke ia për****uar, bie 9 muaj në koma, por nuk mbaron me kaq…

Nuk e dimë nëse keni dëgjuar për historinë e trishtuar dhe absurde të Vanja Krapivin, heroi i vogël që u përpoq në çdo mënyrë për të mbrojtur nënën e tij nga një p.ë.r.dhunim. Në atë kohë, Vanja ishte 15 vjeç, sapo ishte kthyer nga shkolla, në banesën e tij në Severodvinsk, në veriperëndim të Rusisë, ku gjeti të afërmin, Roman Pronin, duke qëndruar në këmbë para nënës së tij duke i bërtitur dhe kërcënuar me th.ikë. Ky person, i d.ë.nuar më parë për v.r.asje, po përpiqej të përdhunonte nënën e djalit, Natalia Krapivina, 43 vjeçe.

Në atë moment 15-vjeçari mori një nga ato që përdoren në palestër për të ngritur peshë, rreth 3 kg dhe e goditi burrin.

Megjithatë, Pronin, 37 vjeç, shumë më i madh dhe më i fortë se djali, ia rrëmbeu nga duart dhe e goditi në mënyrë të përsëritur.

Fqinjët që dëgjuan zhurmat thirrën policinë ndërsa sulmuesi u arratis duke besuar se të dy kishin v.d.ekur. Të dy Vanja dhe nëna e tij u gjetën pa ndjenja në një pellg gjaku.

Djali ra nën koma për nëntë muaj, ndërsa nëna e tij, pavarësisht 27 plagëve, ka shpëtuar falë guximit të djalit të saj dhe doli nga spitali disa muaj pas sulmit. Përkundrazi, Vanja kishte pesuar dëmtime të rënda të trurit dhe humbi pothuajse të gjithë kockën frontale të kafkës së tij. Kirurgët u detyruan të hiqnin një pjesë të trurit të tij dhe një fushatë masive e mbledhjes së fondeve u lançua falë prezantuesit televiziv Andrey Malakhov (shumë i njohur në Rusi,) për pllakat e titanit që djali kishte nevojë.

Me kalimin e muajve, Vanya filloi të përmirësohej. Në qershor të këtij viti ai mund të njihte infermieren e tij dhe të hante qull dhe pure patatesh.

Në korrik, ai u transferua në një qendër rehabilitimi në Moskë me shpresë të përmirësimit. Për fat të keq, megjithatë, ai u semur me grip në tetor dhe pavarësisht nga kujdesi intensiv, gjendja e tij definitivisht është përkeqësuar. Pak ditë më vonë, Vanya vdiq. Një histori vërtet e tmerrshme./Përktheu: ShkodraNews