Djali me BMW nuk i bindet policisë, i vihen pas dhe e kapin. Tensionohet situata, ja çfarë ndodhi në komisariat

Arrestohet në flagrancë në Krujë një 39 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të d e hur dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e k anosur ata.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e a l k oolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Në këtë kuadër në Fushë Krujë në orët e mbrëmjes së djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale .

Ky shtetas duke drejtuar mjetin B.M.W.në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit por ka vijuar lëvizjen. Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.

Gjatë shoqërimit shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit , ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.80 mg/litër. Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin me Leje Drejtimi, pasi i ishte pezulluar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” “Kanosje” dhe “Mosbindje e urdhrit të policisë”.

Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres.