Djali nga Shkodra i kthen buzëqeshjen Albana Osmanit

Moderatorja e Top-Channel, Albana Osmani ra pre e hakerave dy ditë më parë, të cilët i thyen kodin e sigurisë (pasuordin) e profilit të saj në Instagram dhe i nxorën fotot personale.

Pak orë më vonë, i është rikthyer buzëqeshja bukuroshes së ekranit, pasi ka rimarrë sërish në dorë llogarinë e saj ne rrjetet sociale.

Lajmin e bën të ditur vetë Albana, përmes një videoje, ku tregon se një specialist nga Shkodra bëri të mundur rikthim e faqes.

“Pershendetje MIQ dhe ju te gjithe qe per 48 pret e fundit ishit prane meje !!! INSTAGRAMI ESHTE PERSERI NE DUART E MIA !! Pas adreses time personale disa ore me vone u vodh edhe adresa e Fondacionit “YOU ARE A SUNFLOËER ” , dhe cfare besoj tanime , eshte ,se njerezit qe jetojne ne erresire se durojne dot driten. Ndaj le te qendrojme ne drite e te ecim perpara ne gjera te tjera te bukura ne vazhdim ! #SHOËMUSTGOON Faleminderit miq e te mi nga zemra per cdo fjale e mesazh te shkruar, Ju dua shume! Albana”, shkruan Albana.