Djalin ia ekzekutoi policia, babai i shpëton aten.tatit me tritol në Vaun e Dejës

Marin Begeja i ka shpëtuar për mrekulli një ate.ntati me tri.tol. Sasia eks.plozivit ishte vendosur në portën e banesës dhe në momentin e hapjes shpërtheu.

Ai mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës. Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar. Marin Begeja rrëfen momentin e shpërthimit.

Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij, ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar. Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes. Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.

Babai i 43 vjecarit, Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentative për vrasje në vitet 1993-2000. Policia kishte dështuar 3 herë për ta kapur  Tom Begejën. Ngjarjet e 17 viteve më parë duket se po e përndjekin edhe sot familjen Begeja duke i vënë tritol djalit, Marin Begejas, baba i 6 fëmijëve.