“Dje i “mbushi” nga frika e i helmoi, sot Lleshaj shkrin gazit shqiptarët”

Pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.Në një postim në Tëitter, Salianji shkruan se “Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues”. “Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues, sot me servilizmin deri në budallëk shkriu shqiptarët gazit”, shkruan Salianji.

Ministri Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinëzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit dhe për keqpërdorim të himnit kombëtar. “Nga ana e organizatorëve nuk kishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, për të garantuar që protesta të zhvillohej brenda normave ligjore. Përkundrazi ata kishin marrë masa për të angazhuar grupe sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër forcave të rendit publik.

Gjatë protestës u thanë thirrje të hapura atikushtetuese, thirrje për revolucion, dhunë, thirrje që po intensifikohen ndonëse nga grupe gjithnjë më të vogla njerëzish. U përdorën edhe lëndë shpërthyese. Më e keqja është që protesta kontribuojë për ta zhvendosur punën e policisë nga përballimi i grupeve kriminale në përballimin e një proteste. Polica reagoi me profesionalizëm, ajo përballoi një dhunë të egër, shumë të egër nga një grup i mirëorgazizuar dhe i mirë pajisur. Policia e shteti dhe pësoi shumë, shumë policë u lënduan, pesë prej të të cilëve përfunduan në spital. Protesta kishte natën si maskën e madhe për të fshehur dhunën e pajustifikueshme”, tha Lleshaj.