Dje u mblodhën miliarda lekë, Monika Kryemadhi del sot urgjent në konferencë, paralajmërimi i saj i frikshëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi paralajmëron se donacionet qe u mblodhen dje ne Bruksel mund edhe te shperdorohen per fluturime e zyra luksi.

Ajo i ka bërë thirrjë qeverisë shqiptare që të nisë menjëherë ndërtimin e shtëpive për qytetarët që kanë mbetur jashtë pas tërmetit të 26 nëntorit teksa ka paralajmëruar se LSI do e ndjekë hap pas hapi procesin e përdorimit të donacioneve që u mblodhën dje në Bruksel.

Kjo për arsysen se sipas Kryemadhit, qytetarët e kanë humbur besimin tek qeveria dhe mënyra se si ajo i përdor buxhetin e shqiptarëve.

“Ne do jemi të gatshëm dhe vigjilent për të ndjekur cdo projekt për rindërtimin e shtëpiave e shkollave e cerdheve, kisha e xhamie, që janë objekte në shërbim të qytetarëve dhe do ndjekim nëse kjo qeveri këto para që Europa ja dha shqiptarëve, do i përdorë për fluturime luksoze, zyra luksoze apo investimet e tyre të luksit të administratës”.

“Ndaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur me ekspertë që do bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti se ajo që është e rëndësishme është se besimi i shqiptarëve tek kjo qeverisje ka humbur.

Qeveria ka treguar se është e paaaftë për të qeverisur buxhetin për shqiptarëve, nuk ka krijuar vende pune, por ka mbyllur vende pune”.