Djeg mandatin edhe një tjetër deputet i Parlamentit shqiptar

Një tjetër deputet i opozitës ka djegur mandatin e deputetit. Fjala është për kreun republikan Fatmir Mediu.

Burime bëjnë të ditur se në këto moment z. Mediu ka djegur mandatin duke i’u bashkuar kolegëve të tij opozitar.

Zoti Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin e fortë pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli.