Djegia e Parlamentit nga opozita?! Dash Shehi i përgjigjet kështu Metës

Deklarata e bërë nga Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor se kishte informacione se Parlamenti do të di.gjej ka sjellë reagime të shumta.

Ish-deputeti, Dashamir Shehu, ka deklaruar se opozita nuk ka pasur asnjë skenar dh.une. Ai i kërkon Metës që të sqarojë më tej qëndrimin e tij.

“Nuk qëndron! Kreu i shtetit ka informacionet e veta, por kjo duhet t’i ishte dhënë edhe Kryeministrit e institucioneve të tjera. Opozita s’ka ndërmend të djegë Parlamentin, dhe në 10 protesta kombëtare nuk u plagos njeri. Ideja për të krijuar se ka pasur dh.unë, është vetëm ide e Ramës. Ne si opozitarë s’kemi pasur pretendim për dhunë e për të djegur Parlamentin. Nëse ka  informacione që ka pasur dh.unë kriminelët e Edi Ramës, duhet ta denonconte. Mu duk sikur e la pa sqaruar se nga do vinte dhuna. Opozita nuk e ka pasur kurrë ndërmend të dj.egë Parlamentin”, ka thënë Shehi.