“Djemtë e babit”, këta janë 10 çunat më të pasur të Tiranës (foto)

InTv ka bërë një listë me meshkujt më të pasur të Tiranës.

Erik Fullani – Erik Fullani është djali i ish-guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Ai spikat gjithnjë për veshjet e zgjedhura me shumë kujdes, gjithnjë të markave të shtrenjta dhe sigurisht lifestyle-in me makina të bukura dhe pushime të çmendura.

Martin Mane – Martini është djali i Samir Manes, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.
Familja e tij menaxhon dhe posedon një numër të madh biznesesh dhe aksionesh. Kjo justifikon edhe jetën e bukur që djaloshi 20 vjeçar bën.

Dejvi Hoxholli – Një tjetër 20-vjeçar i cili bie në sy për pasionin për makinat e shtrenjta. Dejvi ka studiuar në Londër dhe familja e tij merret me biznes.

Vis Bajraktari – I njohur ndryshe si i dashuri prej shumë vitesh i Lori Hoxhës, Visi mbahet si një ndër djemtë më simpatikë të brezit të tij dhe që ndër të tjera bën edhe një jetë mjaft të mirë

Tedi Ngjela – Tedi gjithashtu është një nga djemtë më In të jetës në Tiranë. Gjithnjë i dukshëm nëpër mbrëmje gala apo festa të rëndësishme.

Rejd Sheqi – Rejd Sheqi nuk nguron asnjëherë të postojë foto të jetës së tij dhe ndër të tjera ekspozon edhe bizneset.

Belind Luli – Një tjetër figurë e hasur shpesh në Tiranë. Belindi njihet për pasionin për motorrat dhe makinat e shtrenjta. Familja e tij merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Fatmir Hysenbelliu – Ish-futbollist dhe djali i Irfan Hysenbelliut, pronar i disa prej mediave kryesore të vendit dhe biznesmen i njohur.

Ledio Ruçi – Ledio Ruçi, djali i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi punon tek ANTA, agjensia ndërkombëtare e trafikut ajror.

Denion Mejdani – Djali i ish presidentit Rexhep Mejdani, i njohur për mbarëvajtjen e disa bareve dhe club-eve në kryeqytet.