Do aplikonit për kredi? Shtyhen afatet, por nëse kriza do vazhdojë…



Bashkia e Tiranës ka shtyrë deri më 17 maj afatin e aplikimit për kreditë e buta. Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se një nga vendimet që do të miratohen nga këshilli bashkiak do të jetë dhe ajo për t’i dhënë kohë qytetarëve që të aplikojnë, pasi të kalojë kjo situatë emergjence prej koronavirusit. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të ndihmuar familjet në nevojë për strehim.



Aplikimin për kreditë e buta kemi vendosur që ta shyjmë me dy muaj, pra nga 17 marsi do të jetë 17 maji dita e fundit e aplikimit për kreditë e buta. Sigurisht, nëse kriza do të vazhdojë, do të duhet ta moderojmë edhe atë vendim; pra askush nuk ka nevojë të ngutet apo të vijë në Bashki, kjo është diçka që pret. Ajo që nuk pret është higjiena dhe menaxhimi i kësaj krize. Ne kemi interes t’i japim, jo t’i mbajmë kreditë e buta. Kështu që për sa kohë që bashkia e ka paguar interesin, ne duam që sa më shumë familje të reja të përfitojnë nga ky proces”, deklaroi ai.