Do bëheshin prindër, çifti që po ndiqej nga policia humb jetën

Ata kishin pak muaj që ishin martuar dhe ishin në pritje të fëmijës së parë, por për fat të keq, humbën jetën.

Patrick dhe Shauna McDonagh së bashku me një person tjetër kishin marrë pjesë në një vjedhje dhe kanë humbur jetën pasi janë përplasur me një autobus në momentin që po ndiqeshin nga polica.

Çifti, nga Edgware, në veri të Londrës u martua Nëntorin e kaluar pas tetë muajsh së bashku dhe Shauna, 18 vjeç, priste një vajzë të vogël, e cila do të lindte në muajin Prill.