Do e ndizni flakë nëse ia prekni këto vende në trup partneres

Ka disa zona të trupit, që ju mund t’i keni ditur, ose jo, por ju japin një dorë të mirë në shtrat.

Bëhet fjalë për disa zona erogjene pa të cilat nuk do dilnit shumë të kënaqur nga dhoma e gjumit.

Shpina është pjesë shumë seksuale e trupit të njeriut, e cila, pos me një masazh të lehtë, mund shumë mirë të stimulohet me puthje të lehta, ndërkaq gjatë seksit me shtrëngim të fuqishëm në shpinë përnjëherë e ngrini afshin në një nivel edhe më të lartë.

Shputat gjithashtu janë zona të rëndësishme erogjene. Pra, masazhi sensual i shputave shumicës së femrave do t’ia shtojë dëshirën për intimitet.

Shuplakat e duarve janë shumë të ndjeshme ndaj prekjeve, andaj edhe vetëm me një fërkim të butë të shuplakave të femrës derisa jeni duke shikuar televizor do t’i dërgoni porosi të qartë se për çka jeni të gatshëm dhe do të fillojë të krijohet atmosfera për seks.

Ky truk me siguri do t’ju hapë të gjitha dyert. Nëse me mollëza të gishtave do t’i bëni masazh të lehtë ballit dhe me lëvizje jo të njëtrajtshme do t’ia kaloni nëpër flokë, ndërkaq rastësisht do të prekni laprën e saj të veshit, me siguri do ta bëni që të ndiejë kënaqësi të madhe.