“Do gjejmë çanta të zeza në Tiranë, do hidhen në erë shtylla, shumë shpejt do vijnë lajme tronditëse”

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli, teksa ka komentuar situatën politike, parashikon një atmosferë problematike. Sipas tij do të vijnë lajme tronditëse.

“Sot jemi në situatën që duhet ta fotografojmë situatën në dy elementë kryesorë. Sot jemi në momentin që janë goditur edhe stabiliteti dhe standardi ndërkombëtar. Ky është një lajm i keq. Do vijnë shpejt lajme tronditëse. Nga ato që vijnë në anglisht por do përkthehen në shqip. Ato për të cilën është folur në këtë studio ku është pyetur Sali Berisha dhe ka folur për 50 hapa të protestës që pritet të ndodhë. Partia Demokratike dhe LSI do të dalin jashtë sistemit politik. Nuk është çudi që në Tiranë të gjejmë çanta të zeza të shpërndara në qytet, shtylla tensioni të hedhura në erë. E shikoj zi të ardhmen. Mbi PD dhe LSI-në do të ketë një presion të madh nga ndërkombëtarët”, tha Vangjeli.