“Do godasim edhe natën, ky është paralajmërimi i fundit”, Presidenti sh.okon me deklaratën e minutës së fundit

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka paralajmëruar një operacion në shkallë të gjerë të ushtrisë së Turqisë në veri të Sirisë dhe tha se po bente paralajmerimet e fundit dhe vetem pak kohe na ndan nga nisja e nderhyrjes.

Duke folur sot në mbledhjen e partisë së tij ka paralajmëruar se operacioni ushtarak në Idlib është një çështje kohe dhe se Turqia i ka bërë planet dhe do të godasë papritur për ta kthyer atë qytet në një vend të sigurt.

“Jemi të vendosur ta kthejmë Idlibin në një vend të sigurt si për Turqinë, ashtu edhe për popullin e rajonin. Ne do t’i japim fund agresionit në Idlib. Këto do jenë ditët e fundit për tërheqjen e regjimit atje, dhe ne tani po bëjmë paralajmërimet tona të fundit.

Operacioni në Idlib tani është çështje kohe. Si në çdo operacion, ne themi se mund të vijmë papritmas edhe natën.

Nuk ka rëndësi se çfarë kostoje do ketë që ta kthejmë Idlibin në një vend të sigurt për popujt e Turqisë dhe Sirisë”, tha ai.

Ushtria siriane ka rrethuar Idlibin si zonën e fundit të mbajtuar nga rebelët.