“Do haja tubin dhe kisha frikë. Më dhimbnin edhe lesht e kokës”, mjeku shqiptar tregon si kaloi në oksigjen pas infektimit: Është si arma…

Mjeku Adrian Fandi që kaloi infektimin me Covid-19 ka treguar ditët e vështira në oksigjen.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Fandi tha se lutej që të mos arrinte deri në 8 litra oksigjen, pasi kjo tregonte që do intubohej, gjë që e frikësonte.

“Kur shikoja vizën që kalonte litrat e oksigjenit, u tremba. Lutesha që të mos kalonin tetë litra sepse do haja tubin. Është si puna e armës, që ti kur e ke në dorë, e drejton nga armiku, je ok, por nuk të pëlqen kur të kthehet nga vetja. Frikësohesha. Dje thashë po e heq njëherë të shikoj se çfarë bëhet. Dhe e hoqa. Zgjohesha në mëngjes me pozitivitet. Më dhimte trupi si kurrë më parë, që nga lesht e kokës, e deri poshtë. grafia e mushkërive ishte sikur më kishte qëlluar dikush me çifte”– tha mjeku ndër të tjera.