Do japë dorëheqjen si Zaev? Rama befason: Kam lënë bisedime me Macron, në Maqedoni nuk ia dolën, unë e kisha paralajmëruar se…

Pergjigja negative e Brukselit per negociatat ka qene nje nga temat e diskutuara ne mbledhjen e sotme te Kryesise se PS tha kryeministri Rama ne daljen per mediat.

I pyetur nese do te bente te njejten gje si homologu i tij ne Maqedonine Veriore Zoran Zaev, te jape doreheqjen, kryeministri Edi Rama tha se ai e kishte paralajmeruar ne deklaratat e tij ne Parlament perlplasjen qe ka mes vendeve anetare brenda BE dhe nuk ka dicka kundra vendeve qe ishin kandidate.

“Kemi diskutuar edhe për temën e ditës, lidhur me mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakort se kjo s’ndryshon asgjë në trajetktoren strategjike të vendit, qeverisjes e partisë. Në ditët në vijim kam një sërë komunikimish me presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit.

Në aspektin praktik ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë cdo ditë punën se edhe nëse do kishim marrë një “po” të shumëpritur të merituar, detyrat janë po ato, të ecim para me reformën zgjedhore e brenda vitit të ngjisi shkallën e parë të miratojmë në parlament sipas rekomandimeve te OSBE ODIHR, të presim për plotësimn e Gjykates Kushtetuese dhe me radhë pikat e përcaktuara nga Bundestagu që janë të rëndëishme për ne e jo të nevojshme për Gjermaninë”.

Të bëni të nëjtën gje që bëri Zaev?

E ca duhet te them une oer kete? Këtu s’ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fort dhe s’kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin, s’ja kanë dalë se ne kemi arritur të kapërcejme pengesen e ngritur artificialisht në 6 muajt e parë të vitiy duke marrë mbeshtjen e Gjermanise. S’kanë arritur të marrin atë që u takonte jo si rezultat i ndonjë rezerve por e një përplasje të brendshme në familjen e tryezës evropiane. Sot u materializua ajo që kam paralajmëuar në të gjitha fjalimet e mia në parlament një konflikt mb të ardhemn e BE.
Në këtë pikë s’beosj se ne ketu apo në Maqedoni kanë më shumë në dore se sa të bejnë detyrat e tyre të shtëpisë për ne janë shumë të qarta sic e shikoni dielli ka dalë përsëri dita ka nisur sërish e ne duam të bëjmë Shqipërinë evropianë për shqiptarët fëmijët tanë dhe këtë duam të bëjmë cdo ditë”