Do jetë gati brenda pak muajsh, shikoni pamjet nga aeroporti i Kukësit



Një ditë pasi tha se shpreson që aeroporti i Kukësit te jete gati ne pranveren e 2021-shit, Edi Rama ka publikuar sot një video nga kantieri ku po punohet për këtë aeroport.



Sipas Ramës, aktualisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës.



Ky projekt po realizohet sipas standarteve të BE thekson kryeministri, “që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore”.

kukes1kukes2kukes3kukes4

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë

Lexo edhe: