“Do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”, fëmijët e ish ministrit Dritan Prifti rrëqethin me kujtimet e tyre, tregojnë për herë të parë…

Fëmijët e ish-ministrit te ndjerë Dritan Prifti kanë folur për herë të parë në publik pas ndjarjes nga jeta të babait të tyre.

Ata ishin në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’.

Davidi, Tedi dhe Livia kanë treguar për pasionet e tyre, por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

Të pyetur nga moderatorja nëse mendojnë se ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj: “Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin, ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”.

Ndërsa djali i vogël, Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se: “Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja ‘hajde me mua, se do bëjë një gol për ty’ dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish-ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin. “Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”.

VIDEO KETU

Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim. Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion.

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit, ish-ministri, Dritani, donte që Joni të ndiqte hapat e tij.