“Do më bësh dhe mua një foto se s’kam më asnjë?” Gazetari takon djalin nga Thumana që i rrëqethi mishin

Gazetari Enrik Mehmeti na ka rreqethur me postimin e tij te nje femije qe humbi shtepine dhe cdo kujtim te tij nga termeti i 26 nentorit.

“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju” .Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush….