Do prezantoje Festivalin në RTSH? Arbana Osmani ‘fëlliq’ Alketën: 2 herë ma propozuan…por iu thashë që…

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka pranuar sot t’i përgjigjet çdo lloj pyetje që i është bërë nga fansat në Instagram.

Një prej tyre e ka pyetur moderatoren lidhur dhe me projekte të tjera, duke i shkruar:

 “Arbana nëse do ta propozonin festivalin e këngës në ‘Tvsh’, do ta pranoje?”.

“Ma kanë ofruar dy herë, 2014-2018 dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, ka shkruar Osmani krah fotos së saj në ‘Instastory’