Do qeshni me lot/ Publikoi videon e Allës duke th.it.hur ko.k.ainë, Artan Hoxha ka një merak

Pasi ka publikuar ditën e sotme një video të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar ko.kai.në gazetari investigativ Artan Hoxha ka gjetur kohën edhe të bëjë shaka.

Gazetari ka treguar se ka një merak nga i gjithë investigimi i tij.

“Më ka ngelur merak vetëm një gjë; nuk e kam verifikuar dot se çfarë po përdorte për ta thithur kokainën. Nëse ishte ndonjë 200/500 euro apo tub është apostafat për atë punë,”-tha Hoxha në “Opinion”.