Do shiteshin në Shqipëri si mallra firmato, bllokohet në Durrës kontenieri nga Kina. Ja ç’kishte brenda

Bllokohet në Doganën e Durrësit kontenieri me mallra të falsifikuar.

Mësohet se malli i falsifikuar vinte nga Kina. Mesohet se mallrat ishin imitim i firmave të medha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale.

Po ashtu konfirmohet se në këtë kontenier transportoheshin, syze të markave të ndryshme, çanta, portofola, të gjitha sipas burimeve, false.

Mësohet se deklarimet janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.