Do shkoni në SHBA? Trump ka marrë vendimin e ri, do pranohen vetëm kaq persona



Administrata e presidentit Trump vendosi të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në SHBA në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot ((1 tetor)).



Kjo është shifra më e fundit në një seri shkurtimesh vjetore që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në vitin 2017.



Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë.

Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.